Projekti Strehimore për jetimët

Gjelltorja Humanitare - Pejë

Video e Javës

Gjelltorja Humanitare - PRIZREN

Gjelltorja Humanitare - Pejë

Gjelltorja Humanitare - Prishtinë

Ndihmë skamnorve



Dizajnuar nga:
V.S

www.jetimat.com



 



Te nderuar dhe të rrespketuar

ESSELAMU ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU

Paqa , Mëshira dhe Bereqeti i Zotit qoftë mbi ju


Në fillim ju falenderojmë për vizitën tuaj në faqen tonë, njëkohësishtë ju bëjmë thirrje që të kontribuoni edhe ju në lehtësimin e jetesës së kategorive me nevoje në Kosovë.

Këtu do ti gjeni informatat mbi punën dhe aktivitetin tonë.

Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” është themeluar në vitin 2009 dhe fokusohet në aktivitete humanitare siq janë:

1. Ndihmë financiare mujore për jetimë

2. Hapja e kuzhinave humanitare që ta shuajmë sadopak urinë dhe etjen tëk personat me gjendje të rëndë sociale.

3. Ndihmë materiale si dhe ndihmë në veshmbathje dhe ushqimore kategorive të rënda sociale.

4. Ndërtimi dhe menagjimi i qendrës për strehimin e jetimëve dhe fëmijëve të braktisur, ky është projekti final ( Lusim Zoti ta arrijmë këtë qëllim sa me shpejtë)

Në vijim do të shtjellojmë secilen pik pak më gjerësishtë:

1. Ndihmë financiare mujore për jetimë


Të dashur dhe shumë të rrespektuar, dita ditës numri i jetimëve sa vjen dhe shtohet, poashtu edhe gjendja ekonomiko-sociale po rëndohet tej mase.

Shoqata jonë ka të rregjistruar më shumë se 350 jetimë nga i gjithë territori i Kosovës që presin ndihmën tuaj.

Rëndësia dhe vlera e jetimit është shumë e madhe te Zoti i gjithësisë, andaj ne do ta cekim vetëm një thënje të derguarit tone a.s. i cili na mëson duke thënë: Të pakten ledhatone jetimin, njëher ta ledhaton jetimin, sa kime flok ka në kokën e tijë, aq shpërblime ke te Zoti i gjithësisë.

Për të marrur në përkujdesje financiare mujore një jetim është shumë kollaj dhe thjeshtë, mjafton të na dërgoni një email me kërkesën tuaj ose te thërrisni në numrin e telefonit të shoqatës dhe ne ju informojmë më hollësishte për procedurën që duhet të ndjekni.

Ajo që ja vlen ta cekim ne këtë pikë është edhe kjo: paga mujore per një jetim eshte 35 euro në muaj, pagesa duhet të bëhet në gjirollogarin e shoqatës të pakten për gjashtë muaj, me të arritur shuma e paguar ne gjirollogarin e shoqatës, ne ju dergojmë të gjitha të dhënat e jetimit si dhe numrin kontaktues të tijë, ku ju mund të keni kontakt direkt me të. Për më shumë hollësi na shkruani ose na kontaktoni në numrat tanë të telefonit.


2. Hapja e kuzhinave humanitare që ta shuajmë sadopak urinë dhe etjen tek personat me gjendje te rëndë sociale.


 

Të gjithë ne jemi të vetëdijshëm për situatën dhe gjendjen sociale që është tek ne, andaj njëra ndër projektet tona që sadopak ta shuajmë etjen dhe urinë është edhe Karvani i sofrës humanitare apo ashtu siç i kemi quajtur ne Gjellëtoret humanitare.

Shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit” qysh ne themelimin e saj, ka në gjirin e saj edhe kuzhinat humanitare, aktualisht kemi kuzhinën humanitare në qytetin e Pejës, ku janë të regjistruar mese 370 persona që ushqehen çdo ditë me nga një shujtë ditore, po ashtu kemi edhe kuzhinën tjetër ne qytetin e Ferizajit ku në te kemi të regjistruar 100 persona.


Kemi kërkesa të shumta që te hapen kuzhina edhe ne qytete tjera, ne e lusim Zotin e gjithësisë të na e mundëson që ti hapim atje ku nevoja është me e madhe.

Kategoritë që ushqehen në gjellëtoret e shoqatës sonë janë: Jetimë, Invalid të luftës, Skamnor, të gjithë këta me gjendje të rënde sociale.

Nuk është e lehtë të gatuash për 500 persona  persona çdo ditë( aq sa janë deri tani duke u ushqyer ), por duke e falënderuar Zotin dhe bizneset dhe të gjithë juve me vullnet të mirë, ne kemi arritur ta mbajmë kuzhinën qe 18 muaj ne qytetin e Pejës.

Ashtu si në qytetin e Pejës, Ferizajit edhe në qytetin e Prizrenit neve presim në angazhimin dhe ndihmën e bizneseve të këtij qyteti si dhe banorëve të saj, poashtu mirëpresim edhe ndihmën tuaj te dashur vëllezër dhe motra.

Ky karvan humanitarë shpresojmë që të arrin në çdo qytet të Kosovës, andaj të dashur vëllezër e motra, bëhuni pjesë e kësaj mirësie, mjafton një dua e nevojtarit dhe të të shpërblen Zoti.

Presim jo vetëm të na ndihmoni, por edhe ti vizitoni kuzhinat tona dhe ta shihni realitetin vet.

Për me shumë informata rreth kuzhinave tona, na kontaktoni përmes numrave tanë te telefonit si dhe në email adresat tona.

Allahu ju shpërbleftë

 



3. Ndihme materiale si dhe ndihme ne veshmbathje dhe ushqimore kategorive te renda sociale.


 

Falë ndihmës së shumë marketeve, butiqeve, donatorëve dhe bizneseve tjera, ne kemi ndihmuar dhe ndihmojmë materialisht,  ne gjëra ushqimore dhe në veshmbathje shumë familje me varfëri të skajshme.

Ka shume familje nevojtare te cilat jetojnë larg kuzhinave tona e sidomos nëpër vise malore, shoqata jonë i viziton dhe ju ndihmon ne çdo aspekt.

Ka prej tyre të cilët kanë nevojë për ushqim, veshmbathje, ilaçe, etj....Ju lutemi ti shikoni videot ne faqen tonë dhe ato pamje flasin vet.

Nuk janë të pakët ato familje që me të vërtet kanë probleme edhe me ushqim, e sidomos me ilaçe.

Jemi gjithmonë ne kërkim të këtyre familjeve, ne i kemi te regjistruara shumë prej tyre, ju lutemi , vëreni dorën në zemër dhe na vizitoni ne, e ne të ju drejtojmë drejt tyre.

 

Ju informojmë edhe gjënë më të rëndësishme: Duke falënderuar Zotin dhe një bashkatdhetarë tonin që jeton në Luksemburg, ne e kemi bërë me shtëpi të re një familje me gjendje  shumë te rëndë sociale.

 

Presim ne ndihmën dhe bashkëpunimin tuaj

 

Zoti ju ruajt ju dhe familjet e juaja.

 



 

4. Ndërtimi dhe menagjimi i qendrës për strehimin e jetimëve dhe fëmijeve të braktisur, ky është projekti final ( Lusim Zotin ta arrijmë këtë qëllim sa me shpejtë)


 

Jemi të angazhuar panderprer për të arritur qellimin final të shoqatës.

Projekti është në përpunim e siper dhe sapo te përfundojë ne do ta shfaqim edhe në faqen tone.

 

Dhe për fund, te dashur dhe të nderuar, të mendojme në vetëvete dhe familjet e tona, dhe mos të harrojmë se tek Zoti nuk humbë asgje, na ndihmoni tua lehtesojme jeten jetimëve , skamnorëve dhe nevojtarëve.

Andaj apelojmë dhe ju bëjmë thirrje që të inkuadroheni edhe ju për të na ndihmuar, pra cdo lloj sadake-lëmoshe, kurban, ndihme materiale, ushqimore apo në veshmbathje është e mirëseardhur tek ne.


Zoti ju ruajt juve dhe familjet e juaja.

 

 

 

 

Kontakti

 

00377 45 459 856
00377 44 715 101
ose ne email adres
jetimat@hotmail.com

 

Ju mund të jepni kontributin tuaj:

---------------------------------------------------


1.Pagesa në euro
- ProCredit Bank - Kosovo
- Përfituesi: SHOQATA BEMIRESE JETIMET E BALLKANIT
Numri i llogarisë: 1110-318280-0001-40
SWIFT Code: MBKOXKPR
---------------------------------------------------
2.Pagesa në franga (SFR)
- ProCredit Bank - Kosovo
- Përfituesi: SHOQATA BEMIRESE JETIMET E BALLKANIT
Numri i llogarisë:  1110-318280-0103-25
SWIFT Code:     MBKOXKPR
----------------------------------------------------

BANKA EKONOMIKE

Banka Ekonomike
Përfituesi: SHBJB
Numri i llogarisë: 1401000000556862
SWIFT Code: DEUTDEFF
(Intermediary Bank)

Shoqata në FACEBOOK

Emisioni ne Radio Dukagjini

Make sure you have at least Flash Player 7. If not,please download.

Përkrahës Medial



Përkrahës Medial

  • Përkrahës Medial
  • Përkrahës Medial
  • Përkrahës Medial
  • Përkrahës Medial
  • Përkrahës Medial
  • Përkrahës Medial
  • Përkrahës Medial

I falenderojm për mbështetje

maps jetimat

Statistika

mod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_counter
mod_vvisit_counterSot7
mod_vvisit_counterDje77
mod_vvisit_counterKëtë javë236
mod_vvisit_counterJavën e kaluar601
mod_vvisit_counterKëtë muaj1409
mod_vvisit_counterMuajin e kaluar2156
mod_vvisit_counterGjithsej212135

Online (20 minutes ago): 2
Your IP: 54.237.151.188
,
Today: Dhe 18, 2014
Tani jane 2 vizitorë n'linjë